Para nisjes për Barcelonë, Prishtina bënë homazhe tek varri i Fadil Vokrrit dhe në kompleksin “Adem Jashari”

Prishtina e futsallit të premtën luan ndeshjen historike kundër Barcelonës.

Por para nisjes në “Palau Blaugrana”, kryeqytetasit kanë vendosur që të bëjnë homazhe tek varri i ish-presidentit, Fadil Vokrri e poashtu edhe në kompleksin “Adem Jashari”, shkruan Gazeta Olle.

Lajmi u bë i ditur nga vetë skuadra përmes faqes zyrtare.

Kampionët e Kosovës në parket vendosën që fillimisht të përkujtojnë dhe nderojnë heronjtë, e pastaj të nisen për në Spanjë me qëllimin që të bëhen heronjë edhe vetë.

Për të siguruar kalimin në këtë raund, fillimisht Prishtina mposhti skuadrën e Tiranës në raundin kualifikues./GazetaOlle/