Feronikeli luajti sot një duel kundër Gjilanit.
Skuadra nga Drenasi barazoi në “Rexhep Rexhepi” me rezultatin 1-1 kundër rivalëve gjilanas, shkruan Gazeta Olle.
Në këtë takim minuta të plota luajti edhe mesfushori i rrezikshëm i “Niklit”, Jean Carioca.
Megjithatë kjo lojë futbolli nuk ishte e vetmja “lojë” në të cilën Carioca u paraqit sot.
Ai para nisjes për në Drenas, shfrytëzoi kohën për tu argëtuar paksa me familjen e tij, teksa rrëshqiti së bashku me vajzën e tij të vogël në parkingun e ndërtesës ku jetojnë./GazetaOlle/