Para ndeshjes: Prishtina – Hajvalia

Ky pritet të jetë momenti i së vërtetës për të dy skuadrat Prishtinën dhe Hajvalinë. ‘Bardhëekaltërit’ që do të jenë në cilësinë e vendasit, do të mundohen t’i shkaktojnë humbjen e dytë Hajvalisë, pas asaj në vjeshtë (1:3) në Kizhnicë, ndërsa Hajvalia po e humbi edhe këtë ndeshje do t’i humbë pothuajse të gjitha gjasat për titull.

Nga shtatë përballjet, gjashtë në kampionat edhe një për Kupë, Prishtina ka 6 fitore dhe 1 barazim me goldallim 16:7 për Prishtinën.

Krasniqi: Me lojë të mirë pikët të mbesin në shtëpi

Kapiteni i Prishtinës, Driton Krasniqi, e ka vlerësuar ekipin aktual të Hajvalisë, ndërsa duke i parë statistikat ai heziton ta quaj këtë ndeshjes si derbi. “Prishtina – Hajvalia, normal tre pikë, t’i mbajmë këtu në shtëpi, në stadiumin tonë. Por, lojë e vështirë do të jetë normalisht, sepse Hajvalia ka një ekip shumë cilësor edhe pse këto lojërat e fundit nuk i ka ecën mirë, por janë ekip cilësor dhe shumë i mirë. Por, më me rëndësi është të zhvillohet një lojë e mirë dhe kuptohet pikët të mbesin te ne. A është derbi a s’është, më mirë e dini ju që i keni statistikat dhe i shihni se çfarë rezultatesh kanë qenë në përballjet tona – çka do ta përcaktonte a është derbi kjo ndeshje a jo”, ka thënë Krasniqi, për portalin e klubit prishtinas.  Prishtinës i mungon Shend Kelmendi (tre kartonë), ndërsa në pikëpytje janë Liridon Kukaj, Ahmeti Haliti dhe Gentrit Begolli.

Ahmeti: Vendosa për Prishtinën, vendosi edhe për Hajvalinë

Azem Ahmeti i cili ka kaluar plot tëtë sezone me Prishtinën, është ndarë këtë vit për të kaluar të Hajvalia. Ai kishe shënuar dy herë për Prishtinën në ndeshjen e parë 3:1 dhe thotë se edhe tani do të shënoj. “Po do jetë mjaft interesant për ne. Fitorja do të na kthejë prap në luftë për titull, pavarsisht një serie jo të mire që patëm. Nuk kemi hequr dorë nga titulli.  Po isha unë ai që shënova dy  gola në përballjen e fundit mes Hajvalisë dhe Prishtinës, po pres që edhe nesër të jem vendimtar, sigurisht në të mirë të Hajvalisë tani. Nuk kam pasur rastë t’i përcjellë ndeshjet e Prishtinës. Kam ndëgjuar se nuk po kanë lojë të mirë, por rezultatet nuk ju kanë mungu deri tani. E kundërta e ekipit të Hajvalis që po lujam mirë po rezultati po na mungon”, tha për Gazetaolle.com, mesfushori Azem Ahmeti. Hajvalia është e kompletuart për këtë takim.

Ndeshja do të drejtohet nga Besfort Kosumi, ndërsa ndihmës do të jenë Safet Berisha e Fatlum Berisha, ndërsa i katërt Tefik Maloku.

 

Formacionet e mundshme

Prishtina (4-3-3): Bekaj, Thaqi, Kuka – Kukaj – Ramadanaj, D. Krasniqi, Ramadani, Zhdrella, D. Gashi, Osmani, Shala. Trajner: Bylbyl Sokoli.

Hajvalia (4-3-3) : Avdyli, Hashani, Prekazi, Dragusha, Leci, Ahmeti, Hamiti, Pevqeli, Zabërxha, Zeneli, Pacolli. Trajner: Ismet Munishi.