Në javën e 34-të vjen ndeshja në mes të Dritës dhe Feronikelit ‘74.
Për të dhënë detaje rreth ndeshjes para gazetarëve u paraqitën kryetrajneri Zekirija Ramadani dhe futbollisti, Samson Ebuka Obioha.
Trajneri, Zekirija Ramadani the se pritet të jetë ndeshje e vështirë, por klubi ynë duhet të dal me fitore nesër.
“Duke u bazuar edhe në ndeshjen e parë në Drenas ka qenë një ndeshje mjaft e vështirë, për shkak që ekipi i Feronikelit ka marrë karakterit, i cili asnjëherë nuk dorëzohet dhe gjithëmonë japin maksimumin. Neve na intereson objektivi ynë, neve na intereson vetja dhe duhet të japim maksimumin, sepse jemi akoma në garë”, ka thënë Ramadani.
Ndërsa, futbollisti ynë Obioha tha se FC DRITA është përgatitur për tri pikë.
“Për ndeshjen e nesërme jemi të përgatitur edhe fizikishin edhe mentalisht që t’i marrim tri pikë”, ka thënë Samson Ebuka Obioha.
“Janë tri ndeshjet e fundit dhe e shoh ekipin tonë më përpara, sepse ndryshe është të luftosh për mbijetesë ndryshe për kreun e tabelës. E di që nuk është e lehtë, mirëpo kualiteti që ne kemi duhet dalim me fitore nesër. Patjetër që ne do luftojmë për vendin e parë, pastaj varet si shkon puna tek finalja nëse është në favorin tonë edhe në vendin e dytë”, thekson Ramadani.
Ndeshja zhvillohet nesër e diel, ora 15:00