Para ndeshjes: Feronikeli – Drita

Lideri i Superligës, Feronikeli, do të ketë përballë një kundështarë të fortë që nuk e pasqyronë vendin në të cilin gjendet në renditje, Dritën.

Të dy skuadrat janë optimiste për rezultat pozitiv pasi të dyja kërkojnë pikë për të arritur objetivat që kësaj radhe janë tërësisht të kundërta.

Ndeshja e parë ndërmjet këtyre skuadrave e zhvilluar në vjeshtë i ka takuar Feronikelit me rezultat 3:1.

Feronikeli është i pari me 41 pikë, ndërsa Drita ka 22 pikë dhe është në venin e 10-të.

Shabani mendon vetëm për fitore

Mesfushori këmbëshpejtë i Feronikelit, Xhevdet Shabani, ka respekt të madh për ekipin e Dritës, por beson që skuadra e tij do të arrijë t’i marr tri pikë.   “Do të jetë një takim i vështirë, sepse Drita ka një ekip shumë cilësorë dhe ka individë shumë të mirë. Ne në çdo takim do të futemi për fitore dhe besoj se do të ja arrijmë qëllimit”, pohoi Xhevdet Shabani për Gazetaolle.com.

Shabani që më parë ishte pjesë e Dritës, beson që ish skuadra e tij do të arrijë të shpëtoj edhe për një sezon në Superligë, pasi ka skuadër të mirë. “Po besoj që Drita do të mbijetojë pasi ka një ekip shumë të mirë”, deklaroi Shabani.

Të Drita do të mungojë Fidan Gërbëshi që ka tre kartonë.

Osmani: Mund të marrim pikë

Drita që në javën e shkuar ndali Prishtinën, do të mundohet që ta bëjë të njëtën gjë edhe kundër Feronikelit. Anësori Përparim Osmani thotë se Nikli me meritë është lider, ndërsa pohon se skuadra  e tij mund t’i prish punë edhe kësaj skuadre.  “Normalisht janë skuadër shumë cilësore edhe janë me plot meritë janë në vendin e parë.  Feronikeli mund të them që është skuadra me formën më stabile. Ne e vlerësojmë si ekip që pretendon titullin, mirëpo do të udhëtojmë që t’i prishim punë. Do të jetë ndeshje e fortë dhe gjithçka është e mundur. Nikli jo vetëm tani ka rezultate të mira. Unë kujtoj që në kohen kur kemi fituar Kupën dhe barazhin, kjo skuadër ka pasur ecuri briliante dhe atë me shumë përforcime tjera e kanë vazhduar atë ecuri”, pohoi Osmani i cili më parë ka luajtur pikërish për skuadrën nga Drenasi.

Dritës për këtë takim do t’i mungojë Betim Syla dhe Blendim Gashi.

Formacionet e mundshme

Feronikeli: Kolshi, Doshlaku, Lladrovci, Qorri, Shala, B. Shabani, Maliqi, Elshani, Xh. Shabani, Livoreka, Olluri. Trajner: Gani Sejdiu.

Drita: Latifi, Osmani, A. Limani, Tusuni, Haliti, Hajdari, Kastrati, Kelmendi , M. Limani, Murati, Shillova. Trajner: Sedat Pajaziti.