Barcelona ka vendosur që prezantimi i Xavi Hernandez si trajner i ri i Barcelonës të bëhet sot, më 8 nëntor, nga orën 13:00 në Camp Nou.
Xavi Hernandez rikthehet te Barcelona si trajner. Ish-lojtari i tyre do të marrë drejtimin e skuadrës, duke zëvendësuar kështu Ronald Koemanin.
Ai tashmë ka thënë fjalët e para si trajner i katalanasëve: “E di që po vij në Barça në një moment të vështirë, por ndihem i përgatitur. Laporta më thirri dhe më tha ‘duhet të jesh ti’, duhet të vendosësh rregull, ADN-ja ime e Barçës nuk ka ndryshuar.”
Spanjolli ishte pjesë e Barcelonës deri në vitin 2015, kur kaloi në Al-Sadd, aty ku në vitin 2019 u bë trajner