Para disa ditësh u zyrtarizua si lojtar i një skuadre në Shqipëri, mbrojtësi i njohur shihet në stërvitjet e Trepçës ’89

Ardian Shaljanit duket se nuk i pëlqeu Burreli.

Futbollistët shqiptar janë shumë më të prirur të bashkohen me skuadrat nga Kosova sesa ato në Shqipëri, dhe kjo gjë tani është fakt dhe e vërtet e pamohueshme.

Ish-mbrojtësi i Ferizajt vetëm disa ditë pasi u zyrtarizua si futbollist i skuadrës nga Kategoria e Parë ka ndryshuar mendim dhe është bashkuar me Trepçën ’89 në stërvitje, raporton Gazeta Olle.

Shaljani është aktualisht në prova tek mitrovicasit, dhe nëse trajneri Shpëtim Idrizi do të bindet nga cilësit e tij atëher ai do të qëndroj në skuadër.

Trepça ’89 do të ndahet ose do të zyrtarizojë mbrojtësin e ri në ditët në vijim, varësisht nga performanca e tij në përgatitje./GazetaOlle/