Papuqi: Po e preka me dorë, fitorja mesazh për titullin

Florent Papuqi ishte ndër më të mirët në fushë për Besën në fitore kundër Hajvalisë, ndërsa ai shpëtoi një gol pasi e ndali topin me dorë, që sipas tij ishte e pa qëllimt.

“Të  them të drejtën e kam prekur topin me dorë, veqse prekja ishte pa qëllim normal. Ma merr mendja që gjyqtari nuk ka pasur faj pasi ishte shumë tollovi dhe nuk e ka parë mirë situatën”,  tha fillmisht Papuqi pë Gazetaolle.com.

Fitorja kundër Hajvalisë, shijon shumë te Besa, pasi sipas Papuqit kjo skuadër është më e forta në kampionat.“E vlerësojë shumë këtë fitore kur dihet çfarë ekipe ka Hajvalia. Ka ekipin ndoshta më të mirë në Kosovë dhe e vlerësojmë këtë fitore shumë”, deklaroi Papuqi.

Sipas mbrojtësit pejan kjo fitore është mesazh për skuadrat e kreut, që tashmë ju shpall edhe ‘luftë’ për titullin e kampionit.

“Po normal që është mesazh se edhe ne kemi ekip të mirë edhe luftojmë gjithmonë për titull dhe asnjëherë nuk do të dorëzohemi, kur dihet se vendi i parë na ikë vetëm gjashtë pikë ndërsa Prishtina tri dhe besoj se do të jetë luftë e ashpër deri në fund”.

Istogu vazhdimisht e ngacmon Besën, por sipas Papuqit, pas ndeshjes së fundjavës ata do të kthehen të luftojnë për ‘mbijetesë’,  e skuadra e tij do të vazhdojë për titull. “Kundër Istogut vetëm për fitore, ata le të luftojnë për mbijetesë. Ne luajmë veç për fitore pasi ky është mentaliteti i Besës”, përfundoi Papuqi.

 

besa