Papuqi: Luftë e egër, por ia dalim!

Mbrojtësi i Besës, Florent Papuqi, beson që titulli kampion i këtij edicioni të Raiffeisen Superligës do të shkojë në “Shahin Haxiislami” të Pejës, ani pse e pranon që lufta do të jetë e rreptë ndërmjet skuadrave të para në tabelë.

“Besa në çdo edicion lufton për titull andaj normalisht që besojmë në vendin e parë. Rivaliteti është i madh sepse secila prej pesë skuadrave të para e do titullin, por ne jemi optimist që në fund do t’ia dalim”, deklaroi mbrojtësi pejan për Gazetën Olle.

Pas fitores ndaj Trepçës, Besa këtë xhiro e pret Ferizajn. /Gazeta Olle