Panucci, trajner në Serie A

Ish-futbollisti i mirënjohur, Christian Panucci është emëruar trajner në Serie A.

Ai do të drejtojë Livornon, skuadër kjo që e ka zyrtarizuar sot.

Ish-mbrojtësi i djathtë i Milanit e Real Madridit, së fundi punoi në Kombëtaren e Rusisë, bashkë me Fabio Kapellon. (Gazeta Olle)