Pankarta kundër Kosovës në ndeshjen Chelsea – PSG!

E pabesueshme. Mediat serbe shkruajnë se një pankartë është shfaqur mbrëmë në stadiumin “Stamford Bridge”, në ndeshjen e Chelsea – PSG, e vlefshme për të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, shkruan Zëri.

Sipas Sportske.net, përcjell Zëri, tifozët e Paris Saint-Germainit e kanë shpalosur këtë pankartë, në stadiumin e Londrës, njëjtë siç kishin bërë edhe në Parc des Princes.