Pandev me skuadër të re?

Është raportuar se sulmuesi i Galatasaray, Goran Pandev ka nënshkruar një marrëveshje parakontratë për të kaluar në Genoa në verë.

Suluesi maqedonas vendosi që të kaloj nga Napoli te gjigantët e Stambollit në verë, por që atëhërë ka qenë i lidhur me një rikthim në Serie A.

Sipas ‘Corriere’, ish interisti ka nënshkruar tashmë një marrëveshje parakontratë për të lëvizur në ‘Marassi’.

Gazeta raporton se Pandev ka rënë dakord për një marrëveshje dy-vjeçare me një opsion për një vit tjetër.