Dhunë edhe te fëmijët. Është e tmerrshme ajo që ka ndodhur në ndeshjen Fushë Kosova U19 – Gjilani U19.
Pas përfundimit të ndeshjes, futbollistët e rinj të Gjilanit janë sulmuar brutalisht nga vendasit, duke përfshirë futbollistët, trajnerët dhe tifozët.
Disa nga futbollistët gjilanas kanë përfunduar në spital.
Gazetari Lorik Gashi ka publikuar edhe pamjet nga ky sherr masiv. /Gazeta Olle/