Pamje të rënda nga UFC: Ylli i kësaj gare pëson çarje brutale në buzë gjatë meçit

Alistair Overeem e ka pësuar një çarje brutale në buzë pasi mori një goditje të fuqishme nga Jairzinho Rozenstruik në një meç të UFC-së.

Overseem ishte vetëm pak sekonda larg fitores në meçin e zhvilluar në Washington DC, sepse po printe me pikë, por një goditje e fortë me të djathtën nga i pamposhturi Rozenstruik e tronditi atë duke e rrëzuar, raporton Gazeta Express.

Pamjet në xhirim të ngadalësuar tregojnë qartë sesi buza e Overeem çahet për disa centimetra pas goditjes.

38-vjeçari ia doli të çohet në këmbë pas kësaj goditjeje, por kishte dhimbje të tmerrshme.

Gjyqtari Dan Miragliotta vendosi ta ndalë luftën në minutën e pestë të rundit të pestë, edhe pse Overeem po fitonte.