Azzurët mposhtën Tre Luanët në finale, duke marrë në durat e tyre trofeun e dytë të Kampionatit Evropian.
Donnarumma ishte vendimtar me pritjet e tij, duke ndaluar gjuajtjen e Jadon Sanchos dhe Bukayo Sakas në penallti.
Azzurrët filluan festën e tyre të çmendur në zhveshtore, pas shpalljes kampion në turneun më të madh për kombëtare në Kontinentin e Vjetër.
Donnarumma, i cili u emërua Lojtari i Turneut, u tall me Anglinë, e në video ishte edhe Domenico Berardi duke kënduar ‘It’s coming home’ në dhomën e zhveshjes.
Nice video of the player of the tournament, Berardi, and Donnarumma… https://t.co/u7COdwzdAU
— Totti's Flow (@416Totti) July 12, 2021