Stadiumi i ri i Kukësit, një vepër madhore infrastrukturore e futbollit shqiptar, do të jetë gati për të pritur ndeshjet e futbollit brenda pak ditësh.
Një lajm i mirë për futbollin shqiptar e veçanërisht për atë kuksian, që tashmë do të ketë një impiant modern i ndërtuar falë një investimi 50% i FSHF-së dhe 50% nga Qeveria shqiptare. Stadiumin e kanë vizituar sot Presidenti i FSHF-së, Armand Duka së bashku me Kryetarin e Bashkisë Kukës, Safet Gjici, dhe anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Arben Dervishaj, të cilët kanë inspektuar punimet dhe janë shprehur mjaft të kënaqur me standardet që ky impiant do të ofrojë për futbollin.
Duke folur për median, Presidenti i FSHF-së theksoi se kemi të bëjmë me një vepër fantastike të ndërtuar në një periudhë të vështirë pandemie e që plotëson të gjitha nevojat për të pritur ndeshje te rëndësishme të nivelit ndërkombëtar.