Pamje e bukur nga stadiumi “Zahir Pajaziti”, ku tashmë është bërë mbjellja e barit natyral (VIDEO)

Projekti për mbjelljen e barit natyral në fushën e stadiumit “Zahir Pajaziti” të Llapit, tashmë është afër përfundimit.

Gjatë ditës së shtune ka përfunduar edhe faza finale e projektit, ku është bërë mbjellja e barit, shkruan Gazeta Olle.

Ky projekt kishte filluar muaj më parë dhe në të është punuar me vullet maksimal nga klubi i Llapit, në mënyrë që fusha të jetë e gatshme sa më shpejtë.

Në faqen zyrtare të bardhekaltërve është publikuar një video e bukur gjatë mbjelljes së barit.

Kujtojmë se skuadra e Batatinës në këtë fillim të edicionit të ri të Superligës, ndeshjet si vendas po i zhvillon në stadiumin e Merdares.

/Gazeta Olle/ 

Ky është numri i “Dardanëve” që do të jenë të pranishëm sonte në “Fadil Vokrri”

Reagon Ballisti: Dikur jam tallur me flamurin e Kosovës por tani kërkoj publikisht falje