FFK i ka caktuar datën Prishtinës.
Zyrtari i klubit kryeqytetas dhe futbollistët që kanë dërguar ankesat në FFK do të takohen me datë 12 Shkurt 2021 në zyrat e shtëpisë kosovare të futbollit, shkruan Gazeta Olle.
Lojtarët që janë në ankimim nga ky klub janë Diar Miftari, Armend Thaqi, Labinot Ibrahimi, Meriton Korenica, Ahmet Haliti dhe Ahmed Jonuzi, i cili është edhe përfaqësues i futbollistëve.
Lajmi është njoftuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Përveç Prishtinës, punë me ish-lojtarët të cilët janë ankuar për borxhe do kenë edhe Dukagjini, Ferizaj, Vitia, Arbëria, Vushtrria dhe Trepça./GazetaOlle/