Pajtim Kasami po rikthehet në futbollin italian

Mesfushori shqiptar, Pajtim Kasami është para një transferimi në Italia te skuadra e njohur, Sampdoria, e cila këtë sezon luan në Serie B.

31-vjeçari me prejardhje nga Maqedonia e Veritur është në kërkim të një sfide të re në karrierë.

Ish-lojtari i kombëtares zvicerane (12 ndeshje ndërkombëtare, dy gola) së fundmi ka qenë aktiv në Olympiacos, por aktualisht është pa klub.

Sipas gazetarit italian të Sky, Gianluca Di Marzio, Kasami ka ngjall interesin e klubit Sampdoria dhe madje ka qenë tashmë në stërvitje duke u testuar.

Skuadra e cila vitin e kaluar që ka rënë nga Serie A synon të ngjitet direkt sërish nën drejtimin e trajnerit të ri Andrea Pirlo.

Është e mundur që Sampdoria së shpejti do të jetë në gjendje të llogarisë në mbështetjen aktive të Kasamit, pasi djaloshi shqiptar mund t’i luajë disa pozita.

Dhjetë momentet kur Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka treguan se sa shumë e duan Kosovën

Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Zvicrës – Gliha me ndryshime