Pajaziti: Uroj Hajvalianë, duhet të ndryshojmë

Trajneri i Dritës, Sedat Pajaziti, ka folur pas takimit me Hajvalianë duke komentuar atë që ndodhi gjatë 90 minutave. “Është e vertët që morëm gol shumë shpejtë. Një vendosje gabim e mbrotjes, pasi vija e fundi nuk doli jashtë. Na gëzoi goli i barazimit sepse e arritëm shumë shpejtë. Ishte meritë e ekipit kjo. Hajvalia e fitoj me meritë lojën sepse luajti më mirë. Kjo nuk është as afër loja që unë shpresoj ta luajmë. Na duhet punë mjaftë. Tash e ka një paqyrë më të qartë të ekipit dhe na duhet të punojmë që të rregullojmë gjërat”, pohoi Pajaziti.

Ai thotë se do të shihet një Dritë tjetër në takimet e ardhshme. “Drita ka bankë, e thashë se duhet të punohet më shumë. Kemi lojtarë të mirë dhe nuk mund të ankohem që nuk ka fond të lojtarëve. Ka mjaftë lojtarë. Besoj që nga java e ardhshme do të shohim një Dritë tjetër”.