Pajaziti: Shkojmë për rezultat pozitiv në Merdarë

Të premten, Llapi do të jetë nikoqir i Dritës, në kuadër të javës së 23-të, takim që fillon në ora 14:00 dhe luhet në Merdarë.

Gjilanasit do të udhëtojë për rezultat pozitiv sikurse në çdo ndeshje tjetër. Kështu  ka thënë, kryetrajneri i Dritës, Sadat Pajziti.

“Do të luajmë kundër një skuadre cilësore, por ne nuk do të dorëzohemi dhe do të udhëtojmë për rezultat pozitiv. Shumicën e futbollistëve i kam në dispozicion. Do të luajmë në një terren jo të përshtatshëm për lojë, kështu është thënë nga ekipet që kanë luajtur atje, sepse unë nuk kam luajtur asnjëherë në atë stadium. Por, edhe përkundër kësaj, ne jemi të përgatitur”, deklaroi Pajziti.