Pajaziti: Prita më shumë nga futbollistët, kështu nuk shkon

Trajneri i Dritës, Sedat Pajaziti, është ndarë i zhgënjyer me angazhimin e futbollistëve të tij në këtë ndeshje, duke paralajmëruar ndryshime në ndeshjet e ardhshme.

“Në fillim të ndeshjes mendova që mund t’i marrim tri pikët nga ky takim, mirëpo jam i zhgënjyer me paraqitjen e futbollistëve. Kam thënë që i kemi 11 finale, e para u humb. Na mbetet që ta bëjmë një analizë dhe të ndryshojmë diçka”, theksoi Pajaziti për “Supersport”.

Drita e tij mbetet në pozitën e 10-të në tabelë me 22 pikë të tubuara. /Gazeta Olle