Pajaziti: Ishte ndeshje me tensione

Pas ndeshjes Drita – Trepça ’89 (3:2), trajneri i Dritës, Sadat Pajaziti, deklaroi se ndeshja ishte e tensionuar. “Ishte një ndeshje me tensione. E patëm iniciativën në pjesën e parë por ’89-shi ishte më i përgatitur fizikisht. Ne e kemi një ekip shumë kualitativ por duhet të presim pak që të komponohemi, pasi që fushën e madhe e kemi përdorur shumë pak gjatë fazës përgatitore. Ne sot i morëm dy gola shumë të lirë. Ndoshta pak na priu fati. Trepça ’89 pati një ekip shumë të mirë dhe mund të konkurrojë ende për titull”, ka thënë pas ndeshjes, Sadat Pajaziti për ‘Supersport Kosovën’.