Pacolli: “Mavraj, patriot i madh”

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, me pikëllim e ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të Mustafë Mavrajt, babait të futbollistit tonë të madh, Mërgim Mavrajt.

Pacolli përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka ngushëlluar futbollistin Mërgim Mavrajn.

Më poshtë mund të lexoni postimin e Behgjet Pacollit:

Sot dua së bashku me ju t’i përcjell ngushëllimet e mia më të veçanta, mbrojtësit të ekipit kombëtar të futbollit, Mërgim Mavrajt me rastin e vdekjes së babës së vet, Mustafës!. Qoftë i xhenetit.

Mërgimi, është nga djemtë idhull, simbol i ekipit tonë kombëtar, i bashkimit me një zemër të vetme i të gjithë shqiptarëve rreth një ekipi.

Mërgimi është idhull, pse është lojtar i mirë. Është idhull pse është djalë i mirë me virtute. Pse është besimtar i mirë. Por mbi të gjitha pse është patriot i madh.

Më preku shumë sakrifica e tij në lojën e fundit me Armeninë, kur megjithëse i lënduar, megjithëse me babën në spital, ai rezistoi dhe shënoi. Mërgimi na nderoi të gjithëve, dhe i dha babës së vet një kënaqësi të fundit.

Ngushëllime dhe njëherë për Mërgimin, dhe familjen e tij në Istog, për të afërmit kudo që janë!