Pacolli: Jemi të interesuar për tre futbollistë

Hajvalia është një nga kandidatët për titullin e kampionit në këtë edicion të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra nga paralagjia e Prishtinës, në këto ditë pushimi po mendon edhe për transfere.

Drejtori i klubit, Xhavit Pacolli thotë për Gazetaolle.com se Hajvalia është duke e hulumtuar ‘pazarin’ derisa njofton se në Kizhnicë, mund të zbarkojnë tre futbollistë. “Është paksa e vështirë që të marrim lojtarë në këtë afat kalimtar pasi që shumica janë me kontrata. Megjithatë, ne jemi duke e hulumtuar tregun dhe mund të them se jemi të interesuar për tre futbollistë. Kemi nevojë për sulmues dhe mesfushorë”, deklaroi Xhavit Pacolli, për ‘Olle’. Sipas, tij deri më tash zyrtarisht asnjë lojtarë nuk është larguar nga ekipi i drejtuar nga trajneri Ismet Munishi.

Kujtojmë se pikërisht Xhavit Pacolli, vite më parë i ka bërë ofertë zyrtare Liverpoolit, për sulmuesin Luis Suarez, sa ishte i suspenduar nga FIFA. Suarez nuk e zgjodhi Hajvalinë por gjigantin katalunas, Barcelona. /Olle/