Pacolli: Fajtorët kryesor të largimit të trajnerëve janë vet lojtarët vendor!

Hajvalia nuk do ta ketë më si trajner Ismet Munishin. Ai pas ndeshjes së sotme, ku skuadra e Hajvalisë barazoi me Drenicën (0:0), ofroi dorëheqje me arsyen se i kishte premtuar skuadrës së Hajvalisë, titullin e kampionit por nuk kishte arritur që ta realizonte këtë synim.

Kryesia e Hajvalisë ka vendosur ta pranoj këtë dorëheqje të trajnerit Munishi, duke e falënderuar për punën e palodhshme që ka e bërë.

Flet drejtori i klubit, Xhavit Pacolli. “Kryesia e klubit e ka pranuar dorëheqjen e Ismet Munishit, dhe e falënderoj atë për gjithçka që ka bërë për skuadrën tonë”, deklaroi Pacolli.

Ai tregoi se klubi ishte i kënaqur me punën e Munishit, dhe se ai nuk është fajtori për mos realizimin e arritjes së titullit të kampionit.

“Në Kosovë, fajtorët kryesor të largimit të trajnerëve janë vet lojtarët vendor, ngase ata kanë ndikim të madh dhe ndikojnë tek klubet e tyre që trajnerët të largohen.

Shpresojmë që shumë shpejtë Kosova të pranohet në UEFA dhe FIFA dhe skuadrat kosovare të përforcohen edhe me lojtarë të huaj, ngase po të kemi vetëm lojtarë vendor, skuadrat kosovare do të duhej të ndërronin trajnerët për çdo javë” ka thënë drejtori i klubit Xhavit Pacolli.