Kampioni i Kosovës, Prishtina, kishte punën më të vështirë, pasi luante përballë kampionit të Hungarisë, Ferencvarosit, klub që sezonin shkuar ishte në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Prishtina humbi 6-1 me rezultat të përgjithshëm, ndërsa ishte klubi i vetëm shqiptar që shënoi gol në këtë fazë.
Kjo pasi Teuta humbi me rezultat të përgjithshëm 5-0 nga Sheriff Tiraspoli, ndërsa Shkëndija pësoi humbje me rezultat të përgjithshëm 6-0, shkruan Gazeta Olle.
Kampionët e Shqipërisë humbën ndeshjen e parë me rezultat 4-0 në ‘Niko Dovana’, ndërsa në ndeshjen e dytë humbi me rezultat 1-0.
Në anën tjetër kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija, humbën ndeshjen e dytë me rezultat 5-0, pasi të parën e kishin humbur me rezultat 1-0.
Tri klubet tona do të luajnë nga xhiro e ardhshme në Conference League. /Gazeta Olle/