Pa kaluar as 24 orë, shiten pothuasje të gjitha biletat për ndeshjen Drita – Feyenoord

Sot nga ora 14:00 kanë filluar të shiten biletat për ndeshjen Drita – Feyenoord në Conference League.

30 për qind e kapacitetit të stadiumit do të jetë e lejuar për tifozë, shkruan Gazeta Olle.

Siç njofton faqja zyrtare e Dritës, vetëm në ditën e parë të daljes në treg janë shitur rreth 70 për qind e biletave.

“Edhe pse sot ishte dita e Kurban Bajramit, interesimi për të siguruar bileta ishte shumë i madhë ku vetëm sot janë shitur rreth 70% të biletave”, thuhet në njoftimin nga Drita.

Intelektualët do të vendosen në lindje, ku çmimi i biletës është 10 euro.

Ndeshjen e parë me gjigantin holande, nënkampionët e Kosovës e zhvillojnë të enjten në “Fadil Vokrri”.

/Gazeta Olle/

HISTORIKE: Kosova debuton me fitore

Milwaukee Bucks kampion të NBA pas 50 viteve