Pa fitues në derbin mes Napolit dhe Interit

Napoli dhe Interi kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 25-të në Serie A.

Nerazzurrët nuk kanë arritur t’i kthehen fitores në kampionat dhe as napolitanët nuk kanë arritur ta vazhdojnë serine e fitoreve pasi u ndanë në paqe në takimin e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të fortë dhe thuajse të barabartë, por vetëm vendasit gjeten rrugën e rrjetës.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi pas shtatë minutave dhe ishte Lorenzo Insigne, i cili shënoi nga penalltia për 1-0.

Në pjesën dytë, Interi hyri më furishëm në lojë dhe arriti të barazoj shpejt rezultatin, ndërsa në vazhdim pati raste nga të dyja skuadrat, por pa sukses për të gjetur rrjetën.

Pas vetëm dy minutave në këtë pjesë erdhi goli i barazimit dhe ishte boshnjaku Edin Dzeko, i cili shënoi nga afërsia për rezultatin 1-1.

Deri në fund të ndeshjes të dy skuadrat tentuan pafundësisht për të gjetur golin e fitores, por nuk e arritën dhe në fund u desh të kenaqen me nga një pikë.

Pas këtij barazimi, Interi mbetet në pozitën e parë me 54 pikë, ndërsa Napoli i dyti me 53 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët luajnë në shtëpi ndaj Sassuolos, ndërsa Napoli udhëton te Cagliari.

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1492547546392133632

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1492565820332908550

 

 

Vazhdon implementimi i programit “WE ARE ALL EQUAL” nga FFK-ja në rajonin e Gjilanit

Agim Ademi takohet me legjendën holandeze Clarence Seedorf në Emiratet e Bashkuara Arabe