Pa Alban Mehën

Alban Meha nuk do të jetë edhe në takimin e fundit të këtij vitit ndaj Beshiktashit. Koniaspori do të luajë me ekipin kryesues të Superligës së Turqisë të dielën në Stamboll, por mesfushori shqiptar nuk është rikuperuar ende nga dëmtimi në takimin me Antaliasporin, transmeton Indeksonline.

Meha është me leje për të takuar familjen në Gjermani dhe do të bashkohet me ekipin në kampin stërvitor, që do të nisë në Antalia më 3 janar.

Alban Meha është një nga më të mirët e Koniasporit ku në 13 takime ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 5 asist. Mesfushori pritet që të jetë pjesë e Kombëtares në “Euro 2016”.