Ozil vendos rekord

Mesut Ozil asistoi në dy golat e Arsenalit ndaj Manchester Cityt, për të arritur në kuotën e 15 asistimeve në Premier Ligë këtë edicion.

Ozil është lojtari që më së shpejti i ka arritur 15 asiste brenda një sezoni në Premier Ligë, përcjell Lajmi.net.

Reprezentuesi gjerman e arriti këtë shifër në vetëm 16 paraqitje për skuadrën e Arsenalit këtë edicion.

Ozilit tani i nevojiten vetëm edhe pesë asiste për ta barazuar rekordin e më së shumti pasimeve për gol në një edicion të Premier Ligës, që aktualisht mbahet nga Thierry Henry me 20 të tilla.

Mesfushori i ka në dispozicion edhe 21 ndeshje për ta arritur një gjë të tillë.