Otto John pas dy golave: Kam pasur shumë presion pa shënuar

Prishtina regjistroi fitore të rëndësishme përballë Connah’s Quay Nomads në kuadër të raundit të dytë të fazës kualifikuese në Ligën e Konferencës.

Bardhekaltrit shënuan katër gola, derisa kampioni i Uellsit vetëm një, ashtu që janë në situatë të mirë për t’u kualifikuar në raundin e tretë.

Otto John ishte golashënues i dyfishtë në këtë takim, ndërsa pos fitores iu është gëzuar edhe golave personalë.

“Kam pasur shumë presion pa shënuar, por kam vazhduar, kam punuar dhe jam shumë i lumtur që më në fund erdhën edhe golat”.

Mund të jetë një imazh i 1 person, playing a sport dhe bar

“Sot pata mjaftueshëm topa në zonë, ia dola që dy prej tyre t’i konkretizoj dhe të ndihmoj skuadrën drejt një fitoreje kaq të lartë që na e lehtëson pa dyshim për ndeshjen e kthimit dhe kalimin e raundit, qëllim të cilin e kemi kryesor”, ka thënë ai pas ndeshjes.
Prishtina  pas një jave udhëton në Uells./Gazeta Olle/

Milwaukee Bucks kampion të NBA pas 50 viteve

Njëri nga futbollistët kryesorë largohet na Llapi