Otto John vazhdon të mbetet në vendlindje.
Problemet me lejen e punës dhe burokracitë e tjera e kanë lënë sulmuesin nigerian në vendin e tij të lindjes, tani e gati dy muaj, shkruan Gazeta Olle.
Për të mos humbur formën, John po paraqitet në stërvitjet e skuadrës lokale të 36 Lions of Lagos.
Ai kishte luajtur në një takim miqësor madje disa ditë më parë, e po të njejtën gjë e bëri edhe sot.
Otto John ka publikuar disa video në rrjetin social instagram në të cilat ai shihet duke luajtur me skuadrën nga Lagos, e poashtu edhe duke realizuar gol./GazetaOlle/