Otto John flet për golat e shënuar dhe objektivin e klubit

Prishtina triumfoi bindshëm ndaj Besës me rezultat 3-0, duke mbetur lider në renditje.

Besnik Krasniqi realizoi golin e parë në këtë takim, kurse Otto John shënoi dy gola të tjerë.

Otto John ka folur për faqen zyrtare të klubit, duke thënë se ndjehet i etur të shënoj sa më shumë gola.

“Shpresoj të vazhdoj të shënoj edhe në tre ndeshjet e fundit të mbetura, sepse kam munguar në shumë ndeshje dhe po ndjehem shumë i etur të shënoj sa më shumë”.

“Do të provoj të jap më të mirën dhe t’i ndihmojë skuadrës sa më shumë që është e mundur në këto ndeshje të mbetura”.

“Patjetër që është ndjenjë e mirë të gjendemi në krye të tabelës, shokët e skuadrës kanë pasur sezon brilant dhe besoj se do të mbajmë së bashku këtë formë të lartë për të arritur qëllimin që kemi para vetes”, ka thënë Otto John. /Gazeta Olle/