Ottmar Hitzfeld: Xhaka nuk do të trasnferohet te kjo skuadër

Ish-seleksionuesi i Përfaqësueses së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, ka insistuar se skuadra e Bayern Muenchenit nuk do të transferojë Granit Xhakën në fund të këtij edicioni.

Kështu ka deklaruar Hitzfeld të mërkurën në një intervistë për të përditshmen zvicerane “Blick”. Ai ka thënë se ka folur me zyrtarët e Bayernit, të cilët kanë shtuar se nuk kanë nevojë për përforcime për repartin e mesfushës, shkruan Koha Ditore.

“Kam folur me drejtuesit e Bayernit dhe ata më kanë thënë se nuk kanë nevojë për lojtarë në mesfushë. Ata kanë planifikuar që ta mbajnë Alonson edhe për edicionin tjetër, i cili është në formë të mirë”, ka thënë Hitzfeld, duke shtuar se Xhaka ka gjasa më se të mëdha që ta mbetet te Borussia Moenchegladbachu deri në fund të kontratës që i skadon në vitin 2019.

“Mendoj se Xhaka do ta respektojë kontratën e vet. Gladbachu nuk ka nevojë për të holla, por për lojtarë të mirë. Kështu që, edhe Gladbachu do të jetë kundër largimit të Xhakës dhe nuk do të lejojë një gjë të tillë”