Ottmar Hitzfeld këshillon Xherdan Shaqirin të largohet nga Liverpooli

Ish-trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, ka këshilluar Xherdan Shaqirin të largohet nga Liverpooli.

Ylli kosovar i Zvicrës shkëlqeu në ndeshjen e kupës Carabao kundër Lincolnit, për çka u lavdërua edhe nga Jurgen Klopp.

Por, në takimin e radhës derbi të Premierligës të fituar 3:1 ndaj Arsenalit, Shaqiri nuk u ftua fare.

“Ky është maksiumi i dënimit. Nuk është e lehtë për të. Të mos e ftosh fare në formacion tregon qartësinë që ka trajneri për të”, thotë Hitzfeld për Blick, raporton Gazeta Olle.

“Xherdani duhet të gjejë një klubi të ri ku luan rregullisht. Ai duhet të jetë i lumtur sërish, ne të gjithë duam ta shohim atë të lumtur. Një ndryshim duhet të jetë i mirë për të gjithë që janë rreth tij dhe tifozëve të tij”, shtoi gjermani Hitzfeld.

Afati kalimtar mbyllet më 5 tetor. Ottmar e sygjeron Xherdanin të transferohet në Gjermani.

“Një klub i Premierligës që do ta siguronte mesfushën me të do të ishte hap i mirë për Xherdanin, ose një klub i Bundesligës si Gladbach, Leverkusen ose Wolfsburg”.

Shaqiri në Liverpool u transferua dy vjet më parë nga Stoke City.