Karriera e ish-sulmuesit të Interit, Daniel Osvaldo te Boca Juniors mund të jetë përfunduar tashmë, dhe ai mund të kthehet përsëri në Evropë.
Italianiani i natyralizuar u transferua te gjigantët argjentinas këtë muaj, pas zënkës me trajnerin Roberto Mancini.
Sipas gazetës ‘Buenos Aires Cronica’, Osvaldo është kapur bashkë me tre shokët e ri të skuadrës me disa persona në hotel nënjë party, para ndeshjes.
I huazuari nga Southamptoni është para si iniciator i incidentit, i cili gjithashtu dyshohet se i ka përfshirë edhe shokët e skaudrës Juan Manuel Martinez, Leandro Marini dhe Jonathan Calleri, transmeton ‘Gazeta olle’.
Traineri Rodolfo Arruabarrena ka mbetur i zemëruar dhe ka kërkuar Osvaldo të largohet nga klubi.
Është pritur që ky lojtar do bëjë debutimin e tij për Bocan në Copa Libertadores, kundër Montevideo Wanderers sonte, por tani është në dyshim.