Ospina largohet nga Arsenali

David Ospina, portieri që ia mohoi disa herë golin Lionel Messit në ndeshjen Argjentinë – Kolumbi, ka vendosur të largohet nga Arsenali.

Sipas Sky Sports, Ospina nuk dëshiron të qëndrojë më portieri i dytë, pasi Petr Cech, pritet të jetë numri një. Ai do të vije nga Chelsea.

Ospina pritet të kalojë tek Fenerbahce ose Marseille, të cilat janë të interesuara për të.