Osmani nuk i frikësohet 89-shit

Skuadra e Dritës pritet të nis misionin për mbijetesë të premtën duke hapur xhiron e parë të edicionin pranveror në shtëpi përballë Trepçës 89’. Mbrojtësi i skaudrës së Dritës Përpraim Osmani, në një prononcim për ‘Gazetën Olle’ ka parashikuar ndeshje të vështirë por thotë se nuk i frikësohet mitrovicasve.

“Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe kjo ka shumë rëndësi. Ndeshja ndaj 89-shit, do të jetë ndeshje e vështirë pasi ata kanë një skuadër tejet cilësore të cilën e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë, por nuk do të thotë që edhe i frikësohemi”, deklaroi Osmani.

Ndryshe Osmani, beson se përkundër cilësisë të madhe këtë kampionat do të arrijnë të sigurojnë mbijetesën. “Presim një kampionat shumë të vështirë por, me punë dhe angazhim besoj se do të ja dalim”, përfundoi Omsani.