Osmani: Ja kush mund të më rrezikojë për ‘Këpucën e Artë’

Futbollisti i Prishtinës, Labinot Osmani është ndër sulmuesit më cilësor në vitet e fundit në futbollin e Kosovës.

Osmani po mahnit edhe në këtë edicion duke i prirë listës së shënuesve në Raiffaisen Superligë me 12-gola të realizuara, tre më shumë se Kastriot Rexha dhe Mark Milicaj (Besa).

Derisa në stinorin vjeshtor shënonte për Kosovës e Vushtrrisë, në pranverë po ‘bombardon’ për Prishtinën e trajnerit Bylbyl Sokoli.

Ai e zbulon ‘çelësin’ e suksesit. “Prishtina e ka një ekip të mirë dhe një organizim shumë të mirë. Duhet thënë se kemi lojtarë me shumë përvojë dhe për këtë arsye, edhe mua po ma bëjnë punën më të lehtë që të shënojë. Shpresoj se do të vazhdojë kështu edhe më tutje në mënyrë që ta vazhdojmë rrugën drejt titullit”, ka thënë për ‘sportal.al’, Labinot Osmani.”Nëse me jepet mundësia do ta synojë ‘Këpucën e Artë’. Me punë arrihet çdo gjë”, shtoi Osmani.

Në pyetjen se cilit sulmues i ‘frikohet’ për këtë qëllim, Osmani përmendi tre futbollistë. “Kastriot Rexha, Mark Milicaj dhe Semir Zeneli”, potencoi ai.