Osmani dëshiron finalen

Labinot Osmani ishte një ndër lojtarët më meritor për fitoren e ekipit të tij në gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës duke shënuar dy gola dhe një asistim. Pas ndeshjes ai u shpreh i lumtur me fitoren.

“Më vjen mirë që kemi fituar sot, duke marrë parasysh se në çfarë pozite jemi dhe është mirë që e kemi bërë një hap të madh drejt finales dhe shpresoj se do të vazhdojmë kështu edhe në kampionat”, u shpreh Osmani, për faqen zyrtare të klubit.