Pas golit dhe fitores në Frankfurt, Victor Osimhen foli edhe për të ardhmen e tij.
I pyetur nga mediet se ku do ta vazhdojë karrierën, duke ditur se disa nga klubet me gjigante në Evropë kanë shfaqur interes për të, sulmuesi i Napolit theksoi se përtej faktit që kjo gjë e gëzon, në fund do të jetë Napoli që do të vendosë.
“Kur ia del kaq mirë, klubet më të mira në mbarë botën të shikojnë dhe të tërheqësh interesin e tyre, të motivon të punosh edhe më shumë”.
“Por unë jam i fokusuar te Napoli tani dhe ata kanë fjalën e fundit. Unë thjesht dua të ndihmoj ekipin tim për të fituar ndeshjet dhe trofe”.
“Në fund të sezonit do të shohim se çfarë do të ndodhë, por nuk varet nga unë. Është në dorën e klubit të vendosë”, tha ai.