Orari i plotë i fazës së parë të edicionit të ri në Superligën e Kosovës

Është bërë tërheqja e shortit për fillimin e garave në Superligën e Kosovës, e cila është mbajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 12:00.

Që në javën e parë sezonin i ri do të nisë me një përballje të nxehtë si dueli në mes Dritës dhe Feronikelit, aq interesante pritet të jetë edhe përballja ndërmjet Drenicës dhe Gjilanit.

Ndërsa, Gazeta Sheshi ka mësuar edhe orarin për fazën e parë te Superligës. Java e dytë do të sjell duelin ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, gjithashtu edhe Dritën me Llapin. Në xhiron e tretë priten përballja interesante në mes Drenicës dhe Prishtinës.

Në javën e katërt do të duelojnë Prishtina – Gjilani dhe Drita – Ballkani. Xhiro e pestë do të karakterizohet me takimin Ballkani – Llapi.

Dueli i nxehtë në mes Dritës dhe Gjilanit zhvillohet në javën e gjashtë. E nxehtë do të jetë edhe në javën e shtatë, ku Ballkani e mirëpret Feronikelin.

Java e tetë e sjell duelin ndërmjet Dritës dhe Prishtinë. Ndërkohë, faza e parë mbyllet me takimin Gjilani – Ballkani dhe derbi rajonal Prishtina – Llapi.

Java 1:

Drita – Feronikeli

Llapi – Ulpiana

Malisheva – Prishtina

Ballkani – Dukagjini

Drenica – Gjilani

Java 2:

Dukagjini – Drenica

Feronikeli – Gjilani

Prishtina – Ballkani

Ulpiana – Malisheva

Drita – Llapi

Java 3:

Llapi – Feronikeli

Ballkani – Ulpiana

Malisheva – Drita

Drenica – Prishtina

Gjilani – Dukagjini

Java e 4:

Prishtina – Gjilani

Ulpiana – Drenica

Drita – Ballkani

Feronikeli – Dukagjini

Llapi – Malisheva

Java e 5:

Ballkani – Llapi

Drenica – Drita

Gjilani – Ulpiana

Dukagjini – Prishtina

Malisheva – Feronikeli

Java e 6:

Ulpiana – Dukagjini

Feronikeli – Prishtina

Drita – Gjilani

Llapi – Drenica

Malisheva – Ballkani

Java e 7:

Drenica – Malisheva

Ballkani – Feronikeli

Gjilani – Llapi

Dukagjini – Drita

Prishtina – Ulpiana

Java e 8:

Drita – Prishtina

Llapi – Dukagjini

Feronikeli – Ulpiana

Malisheva – Gjilani

Ballkani – Drenica

Java e 9:

Gjilani – Ballkani

Dukagjini – Malisheva

Prishtina – Llapi

Drenica – Feronikeli

Ulpiana – Drita

Ja kur zhvillohet derbi më i madh lokal në Kosovë mes Dritës dhe Gjilanit

Zyrtare: Mërgim Mavraj prezantohet te skuadra e re