Orari i ndeshjeve të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës

Pas pushimit prej më pak se dy muajsh, në fundjavën e ardhshme, rifillojnë garat për edicionin 2021/22, me ndeshjet e 1/8 së Kupës së Kosovës.

Në këtë rreth të garave na presin duele intersante. Të gjitha skuadrat e kanë shfrytëzuar pushimin ndërmjet dy stinorëve garues për t’u përgatitur sa më mirë, teksa ndeshjet e kupës do të jenë testi i tyre i parë.

Komisioni i Garave tashmë e ka përpiluar orarin e ndeshjeve, i cili është si më poshtë:

Kupa e Kosovës – 1/8 e finales

E shtunë, 5.02.2022, ora 13:00

Gjilani – Dukagjini
2 Korriku – Ramiz Sadiku
Onix – KEK-u
Ulpiana – Arbëria

E diel, 6.02.2022, ora 13:00

Prishtina – Drenica
Ballkani – Malisheva
Fushë Kosova – Drita

E hënë, 07.02.2022, ora 13:00

Ferizaj – Llapi

Istogu mposhtet në miqësore nga skuadra e Ligës së Dytë

Zyrtare: “Bomba” e Ulpianës në merkato, prezantohet sulmuesi që bëri karrierë në Superligën e Turqisë