Finalet e play-offit në Superligën e Kosovës fillojnë këtë javë, ku përballë do të jenë FC Prishtina 01 dhe FC Liqeni.
FC Prishtina 01 pas e ka mbyllur sezonin e rregullt si liderë, do të ketë përparësinë e terrenit vendas.
Ndeshja e parë zhvillohet në Prishtinë të premten më 2 qershor, ndërsa e dyta zhvillohet pas katër ditësh (6 qershor) në Drenas.
Nëse fituesi nuk zgjidhet në dy ndeshjet e para, atëherë finalja e madhe do të zhvillohet 11 qershor në Prishtinë.
Ndeshjet do të jetën në transmetim drejtpërdrejtë edhe në Art Motion.