Orari i Kosovës U20 në Gjeorgji

Kosova U20 pas përgatitjeve intensive në Prishtinë, sot (e enjte) udhëtojnë drejt Gjeorgjisë, ku do të marrin pjesë në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B.

Dardanët janë në grup me në grup me Suedinë, Gjeorgjinë, Maqedoninë Veriore dhe Austrinë. Kampionati mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë nga 15 deri më 24 Korrik.

Dardanët e rinj sfidën e parë e zhvillojnë ndaj Suedisë, më 15 Korrik, për të vazhduar ndaj Maqedonisë Veriore, vendasve Gjeorgjisë dhe takimi i fundit është ndaj Austrisë.

Varësisht nga renditja në grup, më pas zhvillohen takimet për renditjen përfundimtare.

Orari

15 Korrik

17:00 Suedia-Kosova

17 Korrik

12:30 Kosova-Maqedonia Veriore

19 Korrik

17:00 Gjeorgjia-Kosova

20 Korrik

19:15 Kosova-Austria

Betim Fazliji pritet të transferohet te skuadra e njohur gjermane

Zyrtare: Prishtina rikthen bomberin e Superligës në kryeqytet