Orari i Kosovës në turneun e organizuar nga FIBA YBF në Shkup

Nga 1 deri më 5 nëntor në Shkup të Maqedonisë Veriore do të organizohet turneu FIBA YDF “Youth Development Fund” për U14.

Në këtë turne do të marrin pjesë Kosova, Bullgaria, Rumania, Turqia dhe Maqedonia Veriore në të dyja konkurrencat.

Dardanet/ët sfidën e parë do ta kenë ndaj Turqisë, derisa e dyta është kundër Maqedonisë Veriore.

Takimi i tretë do të jetë kundër Rumanisë, ndërsa më 4 nëntor do të jetë ditë pushimi. Më 5 nëntor janë përballjet e fundit ndaj Bullgarisë te vajzat dhe djemtë.

Orari

1 Nëntor

15:00 Kosova (F) – Turqia (F)

17:00 Kosova (M) – Turqia (M)

2 Nëntor

19:00 Kosova (F) – Maqedonia V. (F)

21:00 Kosova (M) – Maqedonia V. (M)

3 Nëntor

19:00 Rumania (F) – Kosova (F)

21:00 Rumania (M) – Kosova (M)

5 Nëntor

09:00 Bullgaria (F) – Kosova (F)

11:00 Bullgaria (M) – Kosova (M)

Peja dhe Trepça vazhdojnë agjendën me sfidat evropiane

Zyrtare: Vinicius zgjat kontratën me Real Madridin deri në vitin 2027