Orari i javës së 24-të, lideri luan të shtunën

Java e 24 do të fillojë të premtën me ndeshjen Ferizaj – Hajvalia, ku skuadra e Ismet Munishti do të mundohet të vazhdojë serinë pozitive të fitoreve.

Të shtunën na presin dy takime mjaftë interesante.  Lideri Feronikeli do të udhëtoj në Gjakovë ku do të përballet me Vëllaznimin mjaftë në formë. Po ashtu edhe Prishtina do të udhetoj në Dukagjin, ku do të luaj me Istogun.

Të dielën janë në plan tri takime. Derbi i Mitrovicës do të luhet përsëri, ku kësaj radhe nikoqirë është Trepça.

Drita pret Besën që tashmë është e dyta, ndërsa Kosova e Vushtrrisë do të luaj me Drenicën.

Java e 25-të zhvillohet ne mesjave ditëve të   mërkure dhe të enjte.

Raiffeisen Superliga 

Java e 24-të  

E premte  

Ferizaj – Hajvalia              (ora 14:00)

E shtunë

Vëllaznimi – Feronikeli  (ora 13:30)

Istogu – Prishtina             (ora  14:00)

E diel

Drita – Besa                        (ora 13:30)

Trepça – Trepça ‘89         (ora  14:00)

Kosova (V) – Drenica      (ora  14:00)