Orari i Kosovës në hendboll në kualifikimet për Kampionatin Botëror

Është përcaktuar orari i ekipit A të Kosovës në hendboll në kualifikimet për Kampionatin Botëror të vitit 2023. Kosova është në Grupin 1 të fazës së parë kualifikuese.

Kosova është pjesë e një grupi të fortë me Belgjikën, Turqinë e Greqinë. Kosova e kishte të drejtën e parë për të organizuar turne të grupit. Por jo të gjitha Kombëtaret pranuan që ndeshjet të luhen në formë turneu. Kështu ndeshjet do të luhen në sistem vajtje-ardhje.

Kosova i nis kualifikimet më 3 nëntor me ndeshjen ndaj Turqisë në Eskishehir.

Më 7 nëntor, Kosova e pret Belgjikën. Ndërsa katër ndeshjet tjera janë në janar të vitit të ardhshëm.

Në eliminatoret e kaluara për Botëror, Kosova ishte renditur e dyta në grup, pas Rumanisë. Vendi i dytë tani siguron kalimin në fazën tjetër. Ky edhe është synimi.


Turqia – Kosova (3 nëntor 2021)
Kosova – Belgjika (7 nëntor 2021)
Kosova – Greqia (5 janar 2022)
Greqia – Kosova (8 janar 2022)
Kosova – Turqia (12 janar 2022)
Belgjika – Kosova (15 janar 2022)


 

Sot vashat e Kosovës luajnë përballë atyre të Norvegjisë për kualifikimet e Kupës së Botës

Amir Rrahmani në formacionin e javës në Serie A pas paraqitjes së madhe me Napolin