Orari i 7 ndeshjeve të mbetura të Feronikelit dhe Hajvalisë

Kur kanë mbetur edhe shtatë xhiro deri në përfundim të këtij edicioni në Superligë, ‘lufta’ për titull të kampionit ka arritur kulmin e saj.

Feronikeli i prinë renditjes me shtatë pikë më shumë se Hajvalia, por asgjë nuk ka përfunduar, pasi orari i ndeshjeve të fundit nuk lë hapësirë për komoditet të kampioni aktual.

Gazeta Sheshi ua sjell shtatë ndeshjet e fundit të këtyre dy ekipeve, derisa kundërshtarët i kanë thuajse të njëjtë, pasi sistemi është i tillë.

Mbetet të shihet nëse ‘Nikli’ do të arrijë të ruajë distancën me Hajvalinë.

Ndeshjet e Feronikelit
Java 27: Feronikeli – Istogu
Java 28: Trepça ’89 – Feronikeli
Java 29: Feronikeli – Besa
Java 30: Gjilani – Feronikeli
Java 31: Feronikeli – Llapi
Java 32: Feronikeli – Drenica
Java 33: Hajvalia – Feronikeli

Ndeshjet e Hajvalisë
Java 27: Hajvalia – Vushtrria
Java 28: Istogu – Hajvalia
Java 29: Hajvalia – Trepça ‘89
Java 30: Besa – Hajvalia
Java 31: Hajvalia – Gjilani
Java 32: Llapi – Hajvalia
Java 33: Hajvalia – Feronikeli